E morën peng, e rrahën për vdekje dhe i zhdukën trupin. Policia e Shtetit zbardh rrëmbimin e 49 vjeçarit Jan Prenga në Kamëz 11 ditë më parë. Në aksionin e koduar “Resorti” blutë arrestuan në Shijak 4 persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Policia thotë se Prenga si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në resort ku do mbahej peng. Sipas bluve, rrëmbimi është pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me rrëmbyesit në Britaninë e Madhe.