Politikani i SPD-së, Markus Schreiber, ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane, sidomos të tabloidit BILD, për fushatën e tij që synon komunitetin shqiptar në Gjermani. Schreiber, anëtar i këshillit të qytetit të Hamburgut, ka përdorur platformën TikTok për të arritur tek shqiptarët që jetojnë në qytet, duke postuar video ku flet në shqip.
Kjo është diçka e paprecedentë, të paktën jo në Hamburg
– thuhet në artikullin e BILD.
Një nga postimet e tij ka grumbulluar mbi 304 mijë pëlqime, ndërsa i dyti më shumë se 161 mijë, një sukses të jashtëzakonshëm krahasuar me shifrat e zakonshme të politikanëve lokalë nga Hamburgu, të cilët zakonisht arrijnë vetëm disa mijëra pëlqime.
@markus.schreiber29 #fyp #fy #albanischlernen #albanian #shqip #shqipe #shqiptar #EI #veddel #kosovo #viral #challenge #albanien #hamburg #veddel ♬ orijinal ses – Media.Kulub
Fushata e Schreiber është përqendruar tek shqiptarët, një komunitet që përbën një pjesë të madhe të popullsisë në jug të Hamburgut.
Pritet që rreth 9 mijë shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore, më 2 shkurt.
Në videon e tij, Schreiber shpjegon se ka filluar të mësojë shqip, duke përmendur fjalët “mirupafshim” dhe “lamtumirë” dhe duke treguar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Kjo ka tërhequr një përgjigje pozitive nga shqiptarët, të cilët duket se e kanë mirëpritur këtë përpjekje të tij.
Schreiber ka shprehur habi për reagimin e madh në TikTok, duke theksuar se është e rëndësishme të shohim një formë dashurie dhe mirëkuptimi në rrjetet sociale, në vend të urrejtjes dhe dhunës.
@markus.schreiber29 #fyp #fy #albanischlernen #albanian #shqip #shqipe #shqiptar #EI #veddel #kosovo #viral #challenge #albanien #hamburg #veddel ♬ orijinal ses – Media.Kulub
Ai gjithashtu tregon se ka vënë re se shumë shqiptarë jetojnë në lagjen Veddel të Hamburgut, duke shtuar se:
Shqipëria është një vend i madh dhe njerëzit janë shumë mikpritës
Me këtë qasje, Schreiber duket se synon të forcojë lidhjet me komunitetin shqiptar dhe të arrijë një pjesë të rëndësishme të elektoratit në zgjedhjet që po afron.