Lifestyle

Politikania vendos foton në Zoom dhe zhduket nga mbledhja e rëndësishme

Një politikane në Meksikë është akuzuar se ka përdorur një foto të sajën për t’i bërë bisht një mbledhjeje të Kongresit.

Valentina Guadarrama, përdori një foto të sajën si sfond virtual pak përpara se të lëvizte nga fokusi i kamerës. Në letër mund të dukej gjeniale por ekzekutimi i aktit linte për të dëshiruar. Në video duket qartazi dora e saj që lëviz ndërkohë që ajo është zhvendosur.

Për fatin e saj të keq, një deputet e kishte regjistruar të gjithë skenën edhe e kishte postuar në llogarine e tij në Twitter me komentin: “Mendova se po më kushtoje vëmendje”.

Valentina duket se është ekspozuar keq! Megjithëse Guadarrama nuk e pranon fajin, video e shpërndarë është virale dhe veprimet e saj po komentohen kudo në formë talljeje.