Sport

Prapaskena, keqkuptimi që ndezi polemikat mes Conte, Marotta dhe Chivu!

Prapa tensioneve që shpërthyen pas sfidës mes Napolit dhe Interit, qëndron një keqkuptim që shtyu Antonio Conte-n të bëjë ato deklarata ndaj Beppe Marotta-s dhe Cristian Chivu-t dhe që irrituan zikaltrit. Nëse përplasja verbale me Lautaro Martinez u arkivua nga trajneri i Napolit, si diçka që qëndron në fushën e lojës, fjalët që pasuan nga Conte vazhdojnë të jenë temë diskutimi.

Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, deklaratat e Contes u konsideruan të rënda, si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Trajneri napoletan përfshiu trajnerin Chivu që njihet për fair -play dhe kritikoi Beppe Marotta-n.

“Një skuadër e madhe duhet të pyesë veten se cilat janë arsyet e vërteta të një humbje dhe të mos kapet pas gabimeve të të tjerëve, në rast të kundërt krijojnë alibi për ambientin dhe futbollistët”-ishin fjalët e Conte-s.

Fjalët u dukën pavend, edhe sepse vetë Marotta, pavarësisht kritikave të Marianit, nënvizoi meritat e kundërshtarit. “Penalltia e Napolit i dha  ndeshjes atë drejtim, duhet qartësi. Rocchi kishte thënë mjaftueshëm me gjysmëpenalltitë. Napoli e legjitimoi fitoren në gjysmë-orëshin e fundit”-tha Marotta.

Pasi mësoi fjalët e Marottës, Conte u përgjigj me vendosmëri: “Unë si trajner, nuk do të lejoja një drejtues apo president të bënte një ndërhyrje të tillë. Në këtë mënyrë, minimizohet edhe tekniku. Gjithnjë e kam mbrojtur vetë veten, nuk kam nevojë për babanë”-tha Conte. Një përgjigje që i përkeqësoi akoma më shumë raportet me drejtuesit e Interit, duke shtuar tensionet pas ndeshjes

Por, gjithnjë sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Conte e ka keqkuptuar situatën. Trajneri i Napolit besonte se Chivu nuk do të bënte asnjë deklaratë për median, duke menduar se i vetmi që do të komentonte për Interin, do të ishte Marotta. Nga këtu nisi edhe sulmi, i krijuar nga një keqkuptim, por që u transformoi një debat të thjeshtë, në një cështje mediatike. Kjo edhe pse Chivu foli për mediat, duke tentuar të ulë tensionet dhe të flasë vetëm për ndeshjen