Presidenti Egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi u betua sot për të dytin mandat 4-vjeçar në krye të shtetit, të cilin e fitoi pas garës me vetëm një kundërshtar. Sisi e bëri betimin në Parlament, nën masa të rrepta sigurie. Mbështetësit e Presidentit thonë se ai ka vendosur stabilitet dhe siguri në vend, por kritikët e akuzojnë për pengim të lirisë së mediave.