Bota

Presidenti Moon mund të marrë pjesë në Samitin Trump-Kim

Nëse Donald Trump e Kim Jong-un takohen më 12 Qershor në Singapor, me ta mund të jetë dhe Moon Jae-in. Lajmi mbi pjesëmarrjen e mundshme të Presidentit të Koresë së Jugut bëhet i ditur nga burime në Seul. Ndërkaq, vazhdojnë përgatitjet që muajin e ardhshëm të zhvillohet takimi mes shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut që ishte vënë në diskutim për shkak të kërcënimeve të Penianit.