Bota

Presidenti Palestinez, Abu Mazen mbetet dhe sot në spital

Presidenti Palestinez, Abu Mazen, nuk do të mundet të dalë as sot nga spitali, ndonëse gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. 83-vjeçari qëndron i shtruar prej 6 ditësh, për shkak të një infeksioni në mushkëri. Ndërkaq, dy javë më parë, Abu Mazen iu nënshtrua operacionit në njërin vesh, për t’iu rikthyer spitalit, kësaj here për shkak të infeksionit pulmonar.