Një gjykatë në Ganë vendosi që futbollisti i njohur nga ky vend, Asamoah Gyan duhet t’i japë ish-gruas Gifty dy shtëpitë e tij, dy makina, si dhe pikën e karburantit që zotëron. Gyan pretendonte se fëmijët që kishte me ish gruan nuk ishin të tij, por analiza e ADN-së vërtetoi të kundërtën. Njëra shtëpi që do të marrë Giftyn është në Britaninë e Madhe, ku 37-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij futbollistike dhe tjetra është në Akra të Ganës, ku ka edhe një pikë karburanti. U vendos gjithashtu që ish-sulmuesi i Sunderland, Udinese dhe Rennes duhet të paguajë 1,965 euro në muaj për fëmijët.
https://twitter.com/AdvoBarryRoux/status/1720120566173323464?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1720120566173323464%7Ctwgr%5E84dd50d2d509ce7baebd38aed812fc4b8c333723%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffutbollisti-famshem-asamoah-gyan-detyrohet-ti-jape-ish-bashkeshortes-nje-pike-karburanti-shtepi-dhe-dy-vetura%2F
Në fund, pavarësisht gjithçkaje, Gyan tha se nga e gjithë kjo histori del fitues sepse përfundimisht anulohet martesa me Giftyn. Kujtojmë se Gyan ishte drejtues i gjeneratës së madhe të kombëtares së Ganës në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010. Më pas Gana arriti në çerekfinale të Kupës së Botës, ku u eliminua në ndeshjen e famshme kundër Uruguait pas një gjuajtje të penalltive.
Në atë Botëror, Gyan ishte në listën e ngushtë për futbollistin më të mirë të turneut, së bashku me Diego Forlan dhe Wesley Sneijder. Megjithatë, Botërori përfundoi tragjikisht për Gyan, pasi humbi penalltinë në minutën e 120-të, pasi Luis Suarez shpëtoi portën e Uruguait me dorë dhe fitoi karton të kuq. Në 107 ndeshje për ekipin kombëtar të futbollit të Ganës, Gyan shënoi 51 gola.