Tech

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë!

Kompania kineze, Oppo ka prezantuar modelin Find N5, i cili ka marrë titullin e telefonit më të hollë të palosshëm në botë. Deri tani, këtë titull e mbante Honor Magic V3, por Oppo Find N5, me një trashësi prej vetëm 8.93 mm në gjendje të mbyllur, ka kaluar në krye. Në pjesën e pasme ndodhet një sistem kamerash me tre unaza, ku kamera kryesore ka 50MP me OIS (stabilizim optik të imazhit).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OPPO (@oppo)

Telefoni përmban gjithashtu një telefoto periskopike 50MP me 3x zmadhim optik. Sistemin e kamerave e plotëson një lente ultra e gjerë 8MP. Në zemër të Oppo Find N5 gjendet çipseti Snapdragon 8 Elite, ndërsa bateria ka një kapacitet prej 5.600 mAh. Telefoni është rezistent ndaj ujit, por jo ndaj pluhurit dhe ka një peshë totale prej 229 gramësh. Çmimi i këtij telefoni është rreth 1800 euro.