Brenda pak ditësh, Xiaomi 15 Ultra do të prezantohet në Kinë dhe tashmë kemi marrë pamjen zyrtare të telefonit. Për të rritur entuziazmin te fansat, Xiaomi ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e këtij telefoni premium të ardhshëm. Janë shfaqur tre opsione ngjyrash që do të jenë të disponueshme, si dhe janë zbuluar funksione të reja të sistemit të kamerave. Xiaomi 15 Ultra do të ketë një objektiv telefoto prej 200 MP, i cili përfshin sensorin Samsung ISOCELL HP9 (1/1.4″) dhe është dizajnuar për të ofruar zmadhim të qartë deri në 200 mm, madje edhe deri në 400 mm.
Reflektimi i dritës është një sfidë e madhe për kamerat me rreze të gjatë dhe Xiaomi synon ta zgjidhë këtë problem duke përdorur xham 24-shtresor me reflektim ultra të ulët. Ky xham ka një shtresë të veçantë që redukton reflektimin deri në 1.5 për qind. Gjithashtu, është konfirmuar se kamera kryesore do të ketë një sensor 1 inç, çka nuk është surprizë, pasi kjo veçori ka qenë prezente që nga publikimi i modelit 12S Ultra tre vite më parë. Xiaomi 15 Ultra pritet të lançohet në Kinë më 27 shkurt, ndërsa debutimi global do të ndodhë më 2 mars, gjatë MWC 2024 në Barcelonë.
Xiaomi 15 Ultra official render in white and black colour. pic.twitter.com/2c3pd6pCHP
— Bit Leaks (@BitLeaks24x7) February 25, 2025
Kompania kineze Xiaomi ka njoftuar se do të së fillojë së shpejti me porositë e para sa i përket makinës së saj të parë elektrike. Siç raporton BBC, çmimi i kësaj makine pritet të zbulohet më 28 mars dhe porosia e tij mund të bëhet në 59 dyqane që i ka në pronësi në 29 qytete kineze. Bëhet fjalë për makinën Speed Ultra 7 (SU7) që u prezantua vitin e kaluar, ndërsa drejtori ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun ka bërë të ditur se synojnë të ngriten lart në autoindustri. Kjo kompani zotohet se do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e makinave gjatë 10 viteve të ardhshme. SU7 do të prodhohet në fabrikën e BAIC Group në Pekin, që pretendohet se ka kapacitete të prodhojë 200 mijë makina në vit.