Bota

Prezantuesi belg akuzohet për grabitje të armatosur

Një nga prezantuesit kryesorë sportivë të një televizioni në Belgjikë është akuzuar nga prokurorët për grabitje të armatosur, gjatë një bastisjeje në lagjen periferike të të pasurve të Brukselit. Stephane Pauwels, i cili drejtonte emisione sportive për televizione belge e franceze, u arrestua në vazhdën e një hetimi të rëndësishëm policor. Ai dyshohet për grabitje të armatosur me armë zjarri, gjatë natës, si pjesë e një grupi kriminal.