Live në TikTok, një 47-vjeçar nga San Cesareo në Romë të Italisë njoftoi qëllimin për të vrarë veten. Por u shpëtua nga Corrado Puliatti, një prift ortodoks i njohur për angazhimin social dhe luftën kundër krimit. Menjëherë, kleriku sinjalizoi karabinierët, të cilët shkuan në shtëpinë e burrit, duke e ndaluar në kohë. Personi në fjalë u dërgua në spital në gjendje kritike.
Çfarë ndodhi?
E gjitha nisi me grupin “Amici per caso”, një komunitet virtual i krijuar për të mbështetur të rinjtë në nevojë. Ata ishin live në TikTok.
47-vjeçari hyri duke qarë nga dëshpërimi. Ai nuk mundi të duronte më e bëri të ditur se kishte dëbuar partneren dhe se u pendua. Ndërkaq, po tregonte një litar që kishte ndërmend ta përdorte për të kryer aktin ekstrem, rrëfeu prifti për Corriere della Sera. U shkëputa me një justifikim dhe kontaktova karabinierët në San Cesareo, deklaroi prifti.
Pasi fillimisht refuzoi, 47-vjeçari pranoi të jepte numrin e tij të telefonit. Kur transmetimi i drejtpërdrejtë mbaroi, biseda me burrin vazhdoi me një video-thirrje në WhatsApp.
Gjeta një justifikim për të dalë përsëri për të folur me policinë, e cila ndërkohë kishte arritur ta gjente dhe të hynte në shtëpinë e tij. Burri iu dorëzua shërbimeve të urgjencës dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
Tashmë, gjendja e 47-vjeçarit paraqitet e mirë dhe nga ngjarja e disa ditëve më parë, nuk mban mend gjë.
Roli i mediave sociale
Këtë herë, fatmirësisht, TikTok-u na doli të jetë një shpëtimtar.
Një profil në mediat sociale është si një Ferrari. Nëse nuk ndihesh rehat me të do të hasësh në një mur, theksoi At Puliatti. Roli prindëror është zëvendësuar nga interneti, por mediat sociale nuk janë dado. Nevojitet mbikëqyrje më e madhe institucionale, si dhe mbrojtje më e madhe për të miturit, shtoi kleriku ortodoks.