Gossip Showbiz

Princat William dhe Harry humbin trashëgiminë më të madhe të Dianës? Kuush do të marrë pronën historike?

Prona historike familjare e Princeshës Diana, Althorp Estate në Northamptonshire, nuk do t’i kalojë princit William apo princit Harry, pavarësisht se ata trashëguan pjesën më të madhe të pasurisë së saj personale.

Arsyeja lidhet me një traditë shekullore të njohur si primogjenitura mashkullore, sipas së cilës titulli dhe prona kalojnë te djali më i madh i familjes.

Althorp Estate, ku Diana kaloi fëmijërinë dhe ku është varrosur, do t’i takojë kushëririt të tyre, Louis Spencer, djalit të vëllait të saj, Charles Spencer.

Edhe pse Louis ka një motër më të madhe, ai është përcaktuar si trashëgimtar i pronës për shkak të kësaj tradite.

Kështu, ndërsa William dhe Harry përfituan shumicën e pasurisë së nënës së tyre, rezidenca historike do të mbetet në linjën mashkullore të familjes Spencer, duke ruajtur një praktikë që, megjithëse shpesh kritikohet, ende mbetet e pandryshuar.