Celebrities Gossip

Princesha Charlotte në pritje të një tjetër titulli mbretëror?!

Ajo mund të jetë vetëm gjashtë vjeçe, por Princesha Charlotte tashmë mban një titull mbretëror shumë madhështor. Jo vetëm që ajo është e njohur si Madhëria e Saj, por ajo është zyrtarisht Princesha Charlotte e Kembrixhit falë prindërve të saj Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Megjithatë, ka të ngjarë që babai i saj Princi William do të marrë fronin duke e bërë atë Mbret dhe nënën e saj Kate Mbretëreshë. Kur kjo të ndodhë, duket se Charlotte do të jetë në linjë për një titull unik mbretëror, edhe më madhështor se ai aktual. Ky titull është Princesha Mbretërore, e cila tradicionalisht i jepet vajzës më të madhe të monarkut.

Titulli u prezantua për herë të parë për të imituar titullin mbretëror francez të Madame Royale në vitet 1600. Princesha aktuale Mbretërore është vajza e vetme e Mbretëreshës, Princesha Anne, të cilës iu dha titulli në vitin 1987. Sidoqoftë, eksperti mbretëror Duncan Larcombe, tha për:

Titulli i Princeshës Mbretërore i jepet tradicionalisht vajzës më të madhe të monarkut. Është një titull që mbetet për gjithë jetën, kështu që Princesha Charlotte do të duhet të presë të paktën deri në vdekjen e Princeshës aktuale Mbrerërore.

Ndërkohë, pavarësisht statusit të saj mbretëror, kur ajo ndjek shkollën, ajo njihet me një emër tjetër, Charlotte e Kembrixhit. Kjo rrjedh nga titujt e prindërve të saj, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, pasi mbretërit dhe princat i kanë marrë historikisht mbiemrat e tyre nga titujt e babait të tyre.