Celebrities Gossip Showbiz

Princ Harry i zemëruar dhe i trishtuar? Fotot e princeshës Charlotte i kujtuan atë që Archie dhe Lilibet po humbin?

Princ Harry thuhet se është ndjerë emocionalisht i prekur pasi pa fotografitë e publikuara për 11-vjetorin e Princeshës Charlotte, pasi ato i kujtuan distancën mes fëmijëve të tij dhe familjes mbretërore britanike.


Sipas raportimeve të Page Six, një mik i afërt i Harryt i ka treguar gazetarit Richard Eden të Daily Mail,se princi e ndjen mungesën e lidhjes së Princ Archie dhe Princeshës Lilibet me pjesën tjetër të familjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse fëmijët po rriten në një jetë komode në Montecito, burimi pretendon se Harry mendon se ata po humbin lidhjet familjare dhe eksperiencat që kanë kushërinjtë e tyre – Princ George, Charlotte dhe Princ Louis.

Sipas të njëjtit burim, Harry dëshiron që Archie dhe Lilibet të kenë një edukim cilësor dhe miqësi të forta, njësoj si ato që ai krijoi gjatë viteve të shkollimit në Eton College dhe Ludgrove.

Ndërkohë, Princ William dhe Kate Middleton publikuan një portret të ri të Charlotte në një fushë me lule, si dhe një video ku ajo shfaqet duke luajtur në plazh me qentë e familjes, duke falënderuar publikun për urimet e ditëlindjes.

Harry dhe Meghan Markle jetojnë në SHBA që prej vitit 2020, pasi u larguan nga rolet aktive në familjen mbretërore. Raportet vazhdojnë të përshkruajnë marrëdhëniet e Harry-t me Mbretin Charles III dhe William si të tensionuara, megjithëse thuhet se ai vazhdon të kërkojë pajtim me familjen.