Princesha Diana do të ishte shumë e lumtur që djali i saj Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë të lumtur së bashku, sipas shoqes së saj Sarah Ferguson. Dukesha e Jorkut diskutoi për marrëdhënien e saj me “Princeshën e Popullit” gjatë një interviste në emisionin italian, “Porta a Porta”, të martën. Si një mike e ngushtë e mamasë së Harry, Dukesha tha se asaj i pëlqente të shihte princin e ri të lumtur. Ajo tha:
Gjëja më e rëndësishme dhe e di që Diana po të ishte këtu, do ta thoshte këtë, është se ata janë të lumtur. Ajo e bën atë të lumtur. Më pëlqen të shoh atë djalë të vogël që qau në funeral të ketë lumturi tani.
Ish-gruaja e Princit Andrew foli edhe për momentin e rëndë që Harry qau teksa ndoqi arkivolin e nënës së tij gjatë varrimit të saj kur ai ishte vetëm 12 vjeç në vitin 1997, transmeton Express. Dy dukeshat ishin të lidhura prej vitesh dhe në fakt kishin lidhje si kushërira të katërta. Besohet se Diana e prezantoi Sarën me ish-bashkëshortin e tanishëm Princ Andrew, vëllain më të vogël të Princit Charles.
Në një intervistë të mëparshme me revistën PEOPLE, Sarah tha se u bë shoqe më e mirë me Dianën, kur ata ishin në adoleshencë. Gjatë bisedës, ajo tha gjithashtu se shoqja e saj e fëmijërisë do të ishte e mbushur me krenari për burrat që janë bërë djemtë e saj. Sarah tha se beson se Diana do të kishte qenë e kënaqur me gratë që zgjodhën të martoheshin.