Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Princesha Kate Middleton është një person krejt tjetër pas luftës së saj me kancerin?

Viti 2024 ka sjellë sfida të papritura për Princeshën Kate, e cila në moshën 42-vjeçare mori një diagnozë kanceri, e cila ndryshoi jetën e saj.

Pas këtij lajmi të tronditshëm, burimet nga familja mbretërore tregojnë se Princesha ka dalë nga kjo eksperiencë me një fokus të rinovuar tek familja dhe një “perspektivë tjetër” mbi jetën.

Princesha e Uellsit njoftoi publikisht në mars se ishte diagnostikuar me një lloj kanceri të paidentifikuar, dhe që nga ajo kohë ka bërë vetëm disa paraqitje publike, duke u rikuperuar nga kimioterapia.

Në shtator, ajo njoftoi se kishte përfunduar trajtimet dhe do t’i rikthehej detyrave të saj kur të ndihej gati.

Një përvojë si kjo nuk kalon pa ndryshuar njeriun

– tha një burim mbretëror për “People”, duke folur për betejën e Princeshës Kate me shëndetin.

Ajo është një person tjetër tani.

Ndërkohë, një tjetër burim tregoi se Princesha, e cila nuk është ende plotësisht e rikuperuar, është përqendruar tek vetja dhe familja e saj, dhe nuk do të nxitojë të kthehet në një program të plotë angazhimesh mbretërore.

Ajo nuk do të rikthehet në punë në të njëjtën mënyrë për një kohë të gjatë

Edhe pse ka nuk ka qenë shumë aktive këtë vit, Princesha e Uellsit ka bërë disa paraqitje të rëndësishme gjatë muajve të fundit.

Ajo ka vizituar familje të prekura nga një sulm me thikë dhe ka pasur një takim emocionues në tetor me Liz Hatton, një paciente të re me kancer, e cila, fatkeqësisht, ndërroi jetë në nëntor.

Po ashtu, ajo mori pjesë në dy ngjarje për Ditën e Kujtimit dhe ishte pjesë e vizitës shtetërore të Katarit, si dhe ka kënduar këngë Krishtlindjesh me familjen e saj në koncertin e saj vjetor “Together at Christmas”.

Me gjithë këtë rritje të angazhimeve mbretërore, burimet thonë se nuk duhet pritur një kthim në normalitet për Princeshën Kate. Biografia mbretërore, Sally Bedell Smith, tha për “People”:

Ajo do të jetë strategjike në lidhje me sa shpesh do të shfaqet publikisht, dhe njerëzit nuk duhet ta kritikojnë nëse ajo bën më pak vitin e ardhshëm.

Kate gjithashtu ka marrë mbështetje të plotë nga bashkëshorti i saj, Princi William, dhe nga Mbreti Charles, i cili ka kaluar gjithashtu një betejë me kancerin këtë vit. Një burim theksoi se Mbreti ka qenë “plotësisht mbështetës” ndaj vendimit të Princeshës Kate për të rikthyer detyrat e saj vetëm kur ajo të ndihet gati, duke kuptuar se rikuperimi është një udhëtim i gjatë.

Pavarësisht vështirësive, Princesha Kate duket se do të vazhdojë të fokusohet në kauzat që i japin kuptim dhe do të përpiqet të menaxhojë këtë periudhë të re të jetës së saj me një qasje të balancuar, për veten dhe për familjen e saj.