Bota

Princi i kurorës britanike, vizitë historike në Palestinë

Në turin e tij historik në Lindjen e Mesme, princi William zhvilloi një takim me liderin palestinez Abu Mazen. Gjatë bashkëbisedimit, Mazen tha se palestinezët duan të jetojnë në paqe dhe siguri me Izraelin, sipas kufijve të vitit 1967. Më tej, kreu i Autoritetit Palestinez i kërkoi Dukës së Kembrixhit të kthehet sërish në Bregun Perëndimor, pasi të ketë fituar pavarësinë.