Celebrities

Princi Laurent i Belgjikës pranon publikisht djalin e tij jashtë martese?

Pas 25 vitesh thashethemesh, Princi Laurent i Belgjikës, vëllai i Mbretit Philippe, ka pranuar se është babai biologjik i 25-vjeçarit Clement Vandenkerckhove, i lindur nga marrëdhënia e tij me modelen, aktoren dhe këngëtaren Wendy Van Waden.

Me këtë njoftim, pranoj se jam babai biologjik i Clement Vandenkerckhove. Gjatë viteve të fundit, kemi folur hapur dhe sinqerisht për këtë çështje

-deklaroi Princi Laurent përmes një njoftimi për shtyp.

Ai shtoi se ky vendim u mor mbi bazën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, duke theksuar se nuk do të japë deklarata të tjera për këtë temë delikate,

Pallati mbretëror, nga ana e tij, refuzoi të komentonte mbi çështjen.

Princi dhe Wendy Van Waden u njohën në mesin e viteve ’90 në Paris, gjatë një sfilate mode. Clement lindi në vitin 2000, dhe që atëherë nuk kanë munguar aludimet për atësinë e tij. Madje, edhe emri i zgjedhur, sipas mediave belge, shihej si një referencë ndaj rezidencës së Princit Laurent në Tervuren, Villa Clementine.

Ekspertët mbretërorë thonë se lajmi nuk është surprizë. Sipas analistit Mario Daniels, “ngjashmëria mes babait dhe djalit ishte e dukshme”.

Ai shtoi se edhe këngët e Wendy Van Waden përmbanin aluzione, ndërsa menaxheri i saj kishte tentuar vite më parë të organizonte një intervistë zbuluese, e cila u anulua në momentin e fundit.

Ky pranim publik shënon një kapitull të ri në jetën e Princit Laurent, i cili tashmë e ka bërë zyrtare një histori të përfolur prej më shumë se dy dekadash.