Princi William zhvilloi një paraqitje të rëndësishme më 8 qershor në Monaco, duke theksuar angazhimin e tij për çështjet mjedisore dhe rolin në rritje si figurë diplomatike në skenën ndërkombëtare.
Në kuadër të Ditës Botërore të Oqeaneve, Princi i Uellsit mori pjesë në Forumin për Ekonominë Blu dhe Financat, ku mbajti një fjalim të fuqishëm përkrah liderëve botërorë, si presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Kosta Rikës Rodrigo Chaves Robles dhe Princit Albert të Monakos.
Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë jetike të oqeanit për njerëzimin:
Jemi mbledhur këtu të bashkuar nga lidhja jonë e thellë me oqeanin dhe shqetësimi për të ardhmen e tij… ai është burim jetese, kujtimesh dhe mrekullish natyrore
– u shpreh William, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për mbrojtjen e jetës detare.
Kjo paraqitje vjen si një hap përgatitor për Konferencën e OKB-së për Oqeanet në vitin 2025 dhe konfirmon rolin në rritje të Princit në diplomacinë ndërkombëtare dhe çështjet globale të mjedisit.