Një studim i fundit hedh dritë mbi ndikimin që mënyra e prindërimit ka në shëndetin mendor të fëmijëve, duke vënë theksin te lidhja mes sjelljeve mbrojtëse të prindërve dhe zhvillimit të ankthit te të miturit.
Hulumtimi, i kryer mbi 900 çifte binjakësh dhe motra e vëllezër të rritur në të njëjtat kushte, tregoi se jo vetëm gjenetika, por edhe ambienti familjar luan rol kyç në krijimin e çrregullimeve të ankthit.
Ekspertët thonë se fëmijët shpesh përthithin frikërat e prindërve, edhe kur këta përpiqen t’i mbrojnë nga to.
Prindërit që kontrollojnë çdo hap të fëmijës, të njohur si “prindër helikopterë”, pa e kuptuar, mund t’ua shtojnë frikën dhe pasigurinë.
Nëse nuk i lëmë fëmijët të përballen me frikërat dhe sfidat, i privojmë nga aftësia për të ndërtuar vetëbesim dhe pavarësi
-tha Thalia Eley, një nga autoret e studimit.
Sipas saj, më e dobishmja është t’u japim fëmijëve hapësirë për të përballuar vetë situata sfiduese, në mënyrë që të zhvillojnë qëndrueshmëri emocionale dhe të mësojnë të menaxhojnë ankthin.