Gjykata e Tiranës pritet të japë në këto çaste vendimin për Izet Haxhian. Pas shqyrtimit për rreth dy orë të kërkesës për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, trupi gjykues do të dalë me një vendim. Në seancën e sotme truproja i ish Kryeministrit Berisha u shpreh se “ai duhet të dëgjohet. Po ashtu Haxhia pretendon se kur jetonte në Turqi kanë dashur ta vrasin, njerëz të paguar.