Sport

Pritet vetëm zyrtarizimi, e bëjnë fakt të kryer shkarkimin e Nuhijut nga Tirana! Dihet kush do e zëvendësojë te bardheblutë…

Ardijan Nuhiju nuk është më trajneri i Tiranës pasi është shkarkuar nga drejtimi i bardhebluve si pasojë e rezultateve të dobëta.

Vendimi i klubit bardheblu qarkullonte që prej kohësh por tashmë duket se është përfundimtar, të paktën sipas burimeve të emisionit “Kampionët” në “Kanal 10” në Kosovë. Në mediat kosovare është bërë e ditur se aventura e klubit të tij te kryeqytetasit është e mbyllur.

Nuhiju drejtoi Tiranën në një seri ndeshjesh të suksesshme që e bënë të dilte përkohësisht nga zona e rënies direkte nga kategoria, por u kthye përsëri aty me disfatën në derbi e më pas me atë përballë Teutës.

LEXO EDHE: Tirana merr goditjen e radhës, bardheblutë munden me një gol në fund nga Teuta!

Nuk është mister që Tirana është prej kohësh në bisedime me Orges Shehin dhe pret kthimin e tij në pankinën e bardhebluve, sapo palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv, pasi trajneri kërkon garanci për projektin për të ardhmen. Ndaj edhe zyrtarizimi i largimit të Nuhijut mbetet varur në pritje të akordit mes palëve.

LEXO EDHE: Tirana, trajneri Nuhiu: Nuk e kemi frikë rënien nga kategoria, asnjë shqetësim! Përqëndrohemi te Vllaznia!