Aktualitet

Procedohen penalisht 10 zyrtarë të Portit të Durrësit, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

10 zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës u proceduan penalisht pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”. Mes të proceduarve është edhe një 42 vjeçar, Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Ndaj tij është vendosur masa e sigurimit  “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.