E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja e Top Channel Alma Demiraj. Ajo ka folur më shumë mbi rastin tronditës të transmetuar së fundmi, ku një dhurues sperme danez, i cili pa vetëdije mbarte një mutacion gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, ka qenë donator për të paktën 197 fëmijë në të gjithë Europën, ku bën pjesë dhe Shqipëria e Kosova…
Cila është procedura që ndjek një çift për të kryer fekondimin artificial?
Nuk drejtohen vetëm në klinika private sepse tashmë ofrohet dhe në shtet, në Maternitetin Koço Gliozheni.
A ka të drejtë nëna që të marrë informacionin për donatorin?
Ajo është një zgjedhje e nënës për ta ditur ose jo. Në dijeninë time zgjedhin për të mos e ditur kur janë nëna single, në mënyrë që të mos ketë pretendentë më vonë. Nuk duan të dinë se kush është dhuruesi.
Kemi raste në Shqipëri?
Kemi raste të rralla. Unë jam pro dhe kanë bërë shumë mirë që e kanë bërë. Secili duhet ta shijojë të gjithë ciklin e jetës, cikli i jetës është të lindësh dhe të arrish të riprodhosh.
Cilat janë përgjegjësitë që donatori ka për fëmijët që vijnë në jetë?
Dhuruesit që janë me pagesë, ai shkëputet dhe nuk ka asnjë lloj të drejte, sepse ai paguhet për këtë gjë. Ka zgjedhur ta shesë materialin e tij genetik, nuk ka më asnjë të drejtë mbi fëmijën që lind.