Tre ditë para vendimit të BE-së për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit, Ditmir Bushati ndodhet në Luksemburg ku po merr pjesë në “Takimin e Miqve” të Shqipërisë. Iniciativës së Kryediplomatit Grek, Nikos Kotzias i janë bashkuar gjithashtu Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Unionit, si dhe Kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini. Në këtë takim do të diskutohet mbi ko’ordinimin e hapave të mëtejshëm të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë. Synim kryesor është të binden vendet skeptike.