Vate Staka, Prokuror në Prokurorinë e Shkodrës është emri i rradhës që do t’i nënshtrohet Vetting-ut. Staka del sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Ai është prokurori i dytë në Shkodër, i cili rivlerësohet sa i përket figurës e pasurive. Më herët, Besa Nikëhasani, nuk e kaloi Vetting-un, për shkak se nuk justifikonte pasurinë.