Në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria dha sot pretencën për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit duke kërkuar nga 1 vit burg për të, si dhe për ish-deputetin Mark Frroku e për Durim Bamin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, koha prej një viti do të reduktohej në 8 muaj heqje lirie. Që të tre akuzohen për kallëzim të rremë lidhur me çështjen e bujshme të mbi 3 vjetëve më parë kur Doshi denoncoi publikisht se ndaj tij ka patur një përpjekje për ta vrarë. Deputeti e drejtoi gishtin e akuzës nga Ilir Meta, në atë kohë Kryetar i Kuvendit e drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më 4 Korrik priten konkluzionet e mbrojtjes.