Aktualitet

Prokurorja e Tiranës në KPK, Fatjona Memçaj është “ok” me pasurinë

Sitës së Vetting-ut iu nënshtrua sot Prokurorja e Apelit Tiranës, Fatjona Memçaj, vendimi për të cilën jepet më 3 Maj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, në atë kohë prokurore e Rrethit në Tiranë. Si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ajo është pjesë e listës prioritare të procesit të Vetting-ut. Relatori Roland Ilia tha se prokurorja nuk ka kryer fshehje të pasurisë e as deklarim të rremë. Hetimi i verifikoi vërtetësinë e deklarimeve. Në lidhje me figurën, thuhet se Memçaj është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.