Sot është rradha e Prokurores së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj që të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të Vetting-ut. Trupa gjykuese pritet të dëgjojë pretendimet e saj. Fatjona Memçaj është pjesë e listës prioritare të procesit, si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.