Aktualitet Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, sot bllokohet aksi Kakavijë-Janinë!

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar duke nisur nga ora 12:30 (me atë greke) si pasojë e protestave të fermerëve në vendin fqinj.  Policia Kufitare e Kakavijës bën me dije se për qarkullim do të lejohen vetëm automjetet me emergjenca shtetërore, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës, thuhet në njoftim.

Protestat e fermerëve kanë paralizuar Greqinë prej javësh, duke bllokuar akse kombëtare në shenjë pakënaqësie për vonesat në dhënien e subvencioneve të Bashkimit Europian.

Fermerët janë shprehur se do të intensifikojnë protestat nëse kërkesat nuk iu plotësohen nga Athina zyrtare.