Mbi 1 mijë e 500 efektivë do të aktivizohen nesër në protestën e Opozitës, që kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ata pritet të përqëndrohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sidomos përreth Kryeministrisë e Ministrisë së Brendshme. Nën vëzhgim do të mbahen personat me precedentë penalë, që dyshohet se mund të shkaktojnë trazira. Sa i përket trafikut, pritet të devijojë në aksin që lidh Bulevardin me Qendrën, si dhe në rrugët ndërlidhëse. Ndërkaq, autobusët me protestues nga rrethet do të stacionohen pranë Stadiumit “Asllan Rusi” dhe Fakultetit Ekonomik në Tiranë.