Bota

Protesta të dhunshme në Irak, digjet konsullata iraniane

Digjet konsullata iraniane nga protestat e dhunshme që vijojnë prej së hënës në Bassra, qytetin e pasur me naftë. Protestuesit janë të zemëruar për shërbimet publike të dobëta, duke përfshirë mungesën e ujit të pijshëm. Ata kanë sulmuar ndërtesat e qeverisë irakiane, si dhe selitë e partive politike të lidhura me Iranin. Raportohet për 1 viktimë e dhjetëra të lënduar nga përplasjet e protestuesve me policinë.