Aktualitet

Provimet e maturës në korridore, Nikolla: Nuk është diskriminim!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim, por siguri më shumë. Më 4 qershor nisin provimet e maturës për 40 mijë maturantë në gjithë vendin. Këtë vit, provimet nuk do bëhen nëpër klasa por në korridoret e shkollave apo palestra, për arsye sigurie ose thënë ndryshe për të penguar kopjimin.