Në Devoll ka nisur festa pas fitores së Partisë Socialiste.
Kjo është një përmbysje e rezultatit, pasi katër vite më parë në këtë bashki fitoi PD.
Sipas rezultateve përfundimtare PS mori 7082 vota, kurse PD 5870.
Diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është 1212 vota.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.713.761 shtetas shqiptarë janë me të drejtë vote, brenda e jashtë vendit në zgjedhjet e 11 Majit. Ndër ta, 114.642 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore – 3 koalicione dhe 8 parti, që garojnë në këto zgjedhje.
Risia e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës, nga e cila 245.935 votues janë regjistruar për të votuar me postë.
Zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991.