Dhimbjet e kokës, qoftë ato të shkaktuara nga tensioni, stresi, apo migrena, po prekin gjithnjë e më shumë fëmijët. Megjithatë, trajtimi i dhimbjes së kokës tek fëmijët kërkon vëmendje të veçantë.
Disa ekspertë sugjerojnë se, edhe pse një atak migrene mund të jetë shumë i rëndë, dërgimi i fëmijëve në shkollë mund të jetë i dobishëm në plan afatgjatë.
Ata e shohin këtë si një mënyrë për të shmangur lidhjen e shkollës me dhimbjen e kokës dhe për të parandaluar ndarjen e fëmijëve nga mjedisi shkollor.
Sipas statistikave, migrena po bëhet gjithnjë e më e zakonshme tek fëmijët. Kjo ka sjellë nevojën për strategji të reja trajtimi. Ndërkohë që fëmijët që vuajnë nga migrena dhe dhimbjet e kokës janë gjithnjë e më të shumtë, faktorë të tillë si mungesa e lëvizjes dhe kushtet sociale dhe ekonomike janë të lidhura me një rrezik më të lartë për zhvillimin e tyre.
Ekspertët thonë se aktiviteti fizik i rregullt, si vrapimi, mund të ndihmojë shumë në parandalimin e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.
Po ashtu, ata theksojnë se dhimbjet e kokës nga tensioni shpesh janë një sinjal për trupin që na tregon se duhet të ndalojmë dhe të marrim ajër të pastër apo të bëjmë ndonjë aktivitet fizikal.
Ndërkaq, për të parandaluar kthimin e dhimbjes së kokës në një problem kronik, mjekët rekomandojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, me gjumë të mjaftueshëm, një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike të rregullta.
Megjithëse migrena nuk mund të shërohet plotësisht, ajo mund të lehtësohet, veçanërisht gjatë periudhës së pubertetit.