Lifestyle

Pse disa gra duken “të shtrenjta”, ndërsa të tjerat jo? Sekreti që nuk lidhet me rrobat apo markat…

Shpesh, kur shohim një grua, kemi përshtypjen se ajo rrezaton elegancë dhe klas, edhe pse veshja e saj është shumë e thjeshtë – si xhinse dhe një bluzë e bardhë. Nga ana tjetër, dikush tjetër mund të shfaqet e mbuluar me marka të shtrenjta, por përsëri të mos japë të njëjtin imazh.

Sipas ekspertëve të imazhit personal, diferenca nuk qëndron tek rrobat, grimi apo aksesorët e luksit, por tek një zakon i vetëm që bën gjithë ndryshimin: qëndrimi dhe mënyra si e prezanton veten.

Një grua që duket “e shtrenjtë” ka zakonisht një qëndrim të sigurt, ecën me elegancë dhe i kushton vëmendje detajeve të vogla – nga flokët e rregullta, deri tek mënyra e të folurit. Ajo reflekton vetëbesim dhe kujdes për veten, duke treguar se nuk ka nevojë të mbështetet vetëm te markat për të lënë përshtypje.

Ekspertët theksojnë se ky është një zakon që mund ta përvetësojë kushdo: të investosh në qëndrim, pastërti, kujdes personal dhe një prani të qetë, në vend që të mbështetesh vetëm tek garderoba.

Pra, sekreti nuk është sa kushton çanta apo fustani, por si e mban veten. Dhe ky është një detaj që mund ta ndryshosh që sot.