Tech Top Tech - News

Pse gjithë kjo zhurmë për NVIDIA RTX 5090?! Mateo Kadriu zbulon gjithçka…

Ky episod i “Top Tech” me Mateo Kadriun eksploron disa teknologji të avancuara që po transformojnë jetën tonë të përditshme.

NVIDIA RTX 5090 ka trokitur në derë dhe nuk po pyet fare për askend– ka ardhur për të thyer çdo rekord! Stocks-at e NVIDIA-s janë ngjitur si raketë, gamer-at që spo durojnë dot më, dhe CEO Jensen Huang ecën sikur të thotë: “Po bëjmë histori, kush na ndalon?” Nuk është më çështje fps-esh normale; tani po flasim për “fps që s’i kap syri, po i ndjen zemra e gamer-it”.

Po pse gjithë kjo zhurmë? RTX 5090 pritet të jetë një kartë grafike që e sheh një lojë të rëndë dhe thotë: “Ktë? Ktë e kam si çëmçakiz!” Ray tracing? 4K? E çfarë janë këto? Po flasim për 8K dhe 240 fps, saqë edhe karta grafike mund ti thotë vetes: “Avash se na trrembe!”

Për ata që mbahen gamer-a me zemër, por jo me xhep, ky është momenti kur duhet të mendoni: “Do ha bukë këtë muaj, apo do blej RTX 5090?” Se kjo kartë nuk vjen e lirë. NVIDIA nuk ka bërë shaka. Në këtë pikë, mund të thuash se RTX 5090 është si një Ferrari për kompjuterin tënd: i shpejtë, i fuqishëm dhe i shtrenjtë sa gjysma e shtëpisë.

Nga ana tjetër, CEO i NVIDIA-s, Jensen Huang, ka shpallur qartë: “Ne jemi këtu për të bërë kartat më të mira, të tjerët… le të provojnë të krahasohen!” Dhe në këtë pikë, stocks-at e NVIDIAS kanë bërë “boom”, gamer-at janë ulur në qoshe duke bërë llogari, dhe konkurrentët… po mbledhin mendjen dhe paratë.

Nëse do një kartë që e çon kompjuterin në limit, por të bën të ndihesh si mbret i fps-ve, merr një copë letër dhe shkruaje diku këtë emër: RTX 5090.