Nëse ndonjëherë ndihesh i lodhur, edhe pa bërë asgjë fizike, mund të jesh duke përjetuar atë që quhet “Cultural Fatigue”, një lodhje mendore dhe emocionale që vjen nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj përmbajtjes kulturore, trendëve të reja, dhe ngjarjeve globale që ndryshojnë me një shpejtësi marramendëse.
Në epokën e informacionit, truri ynë nuk përpunon më thjesht lajme të ditës, por është nën bombardim të përhershëm nga:
- Trendët e reja në rrjete sociale.
- Moda dhe estetika që ndryshon çdo javë.
- Debatet globale për tema sociale, politike apo klimatike.
- Krizat ndërkombëtare që marrin vend në përditshmërinë tonë online.
Një studim nga University of California, Irvine tregon se ekspozimi konstant ndaj informacionit të ndryshëm (madje edhe kur nuk është negativ), ul ndjeshëm kapacitetin tonë për të qëndruar të fokusuar dhe të lumtur, për shkak të një lloj “mbingarkese kulturore”. Ky fenomen ngjan me “overstimulation”, një lloj lodhje nga shumë stimuj që nuk përpunohen dot thellësisht. Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
- Ndjesi konfuzioni ose apatie për lajmet e reja.
- Vështirësi në përzgjedhjen e përmbajtjes që do të ndjekësh.
- Kthimi në zakone të njohura për t’u ndier “i sigurt”.
- Refuzim ose indiferencë ndaj ideve të reja, si mekanizëm mbrojtës.
Cultural fatigue nuk është dembelizëm, është një reagim mbijetese. Dhe si çdo lodhje, ka nevojë për pushim dhe rivendosje. Zgjidhjet e sugjeruara nga psikologët përfshijnë:
- Ditë pa media sociale apo lajme.
- Konsum i qëllimshëm i përmbajtjes, jo thjesht scroll pa fund.
- Fokus te përmbajtja që të jep kuptim, jo thjesht që të argëton.
Në një botë ku përditshmëria është bërë spektakël i pandalshëm, nganjëherë akti më revolucionar është të mos marrësh pjesë, por të rikthehesh te vetja dhe ritmet e tua natyrore. Kultura është për ta shijuar, jo për të na konsumuar.