Pothuajse të gjithë në një moment do ta gjejnë veten në një bashkëveprim, që nuk i bën të ndihen mirë. Dhe në punë, këto situata lindin çdo ditë. Ne japim dhe marrim reagime, menaxhojmë dinamikën e ekipit dhe lundrojmë në ndryshime.
Shumica prej nesh ndjekin një qasje të thjeshtë për të shuar konfliktin dhe shqetësimin: Buzëqeshim, qeshim (edhe kur ka asgjë për të qeshur) dhe përkulemi për të bindur njerëzit. Duket se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar këtu. Ky bashkëveprim është pozitiv, ju jeni të sjellshëm. Ose kështu na duket.
Problemi me të qenët shumë i sjellshëm
Sa më shumë përpiqemi të përdorim mirësinë për të mbuluar shqetësimin, aq më shumë njerëzit mund të na kuptojnë si jemi në të vërtetë. Njerëzit janë të mirë në kapjen e emocioneve, të cilat rrjedhin përmes sjelljeve tona joverbale, si toni i zërit. Ne mendojmë se po bëjmë një punë të mirë për të maskuar ankthin duke shtuar komplimente, por kur këto komplimente jepen përmes buzëqeshjeve artificiale, askush nuk e beson.
Reagimet tepër pozitive sinjalizojnë se nuk po i kushtoni vëmendje, nëse jeni shumë të zënë duke u përpjekur të dukeni mirë. Me kalimin e kohës, personi që i pranon bëhet mosbesues ndaj jush. Ata kanë nevojë për informacion specifik, që do ta ndihmonte vërtet të përmirësonte punën.
Çfarë të bëni në vend të kësaj
Shumë njerëz punojnë në mjedise ku të qenët tepër i sjellshëm është normë. Ja tre gjëra, që mund të bëni për ta ndryshuar atë kulturë në një kulturë ku vlerësohen reagimet e ndershme dhe të dobishme.
1. Vini në dyshim “kulturën e mirësisë”
Pyetni veten: A u pëlqen të gjithëve kjo kulturë ku jemi shumë të mirë dhe të sjellshëm, apo po e bëjnë sepse kështu veprojnë të gjithë të tjerët? Normat shoqërore janë një nxitës i madh i sjelljeve dhe sa më shpejt të sapoardhurit i përvetësojnë këto norma, aq më shpejt do të perceptohen si “të përshtatur”. Nëse një i sapoardhur vëren se të gjithë bëjnë komplimente pas një prezantimi jo të mirë do të bëjë të njëjtën gjë.
Nëse askush nuk e vë në dyshim në mënyrë të qartë këtë sjellje, rezultati është ajo që psikologët socialë e quajnë “injorancë pluraliste”: Të gjithë supozojnë se të gjithë të tjerët po japin reagime tepër të mira sepse duan. Por fshehurazi, askush nuk e pëlqen atë.
2. Jini të saktë dhe specifikë
Përpiquni të jepni dhe të merrni reagime specifike, të bazuara në sjellje. Sa më saktë ta përcaktoni problemin, aq më i dobishëm do të jetë reagimi. Heqja e përgjithësimeve kur jepni mendimin tuaj, ka përfitimin shtesë të zvogëlimit të kërcënimit për personin që e merr, veçanërisht nëse ky reagim është kritik.
3. Filloni me gjëra të vogla dhe neutrale
Zgjidhni çështje që janë të zakonshme, por që njerëzit ende interesohen. Qëllimi është të ndërtohet koncepti i reagimit. Në këtë mënyrë, sapo të hidheni në gjërat më të vështira, normat rreth ndershmërisë kanë filluar të ndryshojnë. Ndërsa punoni për ndryshimin e kulturës përreth jush, kini durim! Normat duan shumë kohë për t’u formuar dhe shumë kohë për të ndryshuar./CNBC, Shqip.al