Studime të ndryshme sugjerojnë se vendosmëria është një nga karakteristikat më të spikatura te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ata kanë tendencën të analizojnë me kujdes çdo situatë, të peshojnë alternativat dhe, sapo arrijnë në një përfundim logjik, ta ndjekin atë pa hezitim.
Kjo mënyrë e strukturuar e të menduarit u mundëson të marrin vendime të shpejta dhe efikase, duke shmangur pasiguritë e panevojshme.
Por kjo forcë shpesh kthehet edhe në dobësi në raport me të tjerët. Sipas ekspertëve, personat inteligjentë irritohen lehtësisht nga individët që hezitojnë vazhdimisht, ndryshojnë mendje shpesh ose shmangin përgjegjësinë e një vendimi.
Nga këndvështrimi i tyre, pavendosmëria perceptohet si humbje kohe dhe energjie, sidomos kur nuk shoqërohet me arsye të qarta.
Nga ana tjetër, njerëzit me inteligjencë të lartë janë të vetëdijshëm se shumë individë ndikohen fort nga nevoja për miratim. Një sondazh i YouGov tregon se rreth 48% e njerëzve e konsiderojnë veten “people pleasers”, pra persona që vendosin dëshirat dhe pritshmëritë e të tjerëve përpara të vetave.
Kjo prirje shpesh i çon drejt pavendosmërisë, pasi frika për të mos zhgënjyer dikë i bën të shtyjnë ose të shmangin zgjedhjet e rëndësishme.
Megjithatë, edhe pse e kuptojnë këtë mekanizëm psikologjik, njerëzit inteligjentë shpesh e kanë të vështirë ta fshehin bezdinë kur shohin se si nevoja për miratim pengon vendimmarrjen e qartë.
Psikologët theksojnë se kjo përplasje mes vendosmërisë dhe pavendosmërisë është e zakonshme dhe pasqyron mënyra të ndryshme të të menduarit dhe të përballjes me presionin social.