Peptidet janë bërë pjesë e përditshmërisë së botës së mirëqenies moderne. Ato gjenden në kremra, trajtime estetike dhe gjithnjë e më shpesh, në shiringa. Nga klinikat luksoze deri te videot në TikTok, ku influencerë dhe nëna të reja tregojnë furnizimet e tyre nga sedilja e makinës, peptidet injektuese po promovohen si zgjidhja e radhës për energji, imunitet, rini dhe jetëgjatësi. Tricia Brock, regjisore britanike, e përjetoi këtë trend në mënyrë shumë personale.
Gjatë xhirimeve në Uells, ajo ndjeu shenjat e para të një ftohjeje, dhimbje fyti dhe lodhje të përgjithshmepikërisht para një udhëtimi të rëndësishëm drejt Spanjës. Me një histori të ndërlikimeve respiratore, Brock nuk mund të rrezikonte asnjë ndërprerje. Ajo kontaktoi mjekun e saj të mjekësisë integruese në Londër, i cili i rekomandoi një kurë me injeksione peptidesh për të forcuar sistemin imunitar. Edhe pse e frikësuar nga gjilpërat, Brock pranoi.
Gjashtë muaj më vonë, thotë se nuk ka pasur asnjë ftohje apo grip. Peptidet nuk janë diçka e re. Insulina është një peptid. Po ashtu edhe GLP-1, kategoria e barnave ku përfshihen Ozempic dhe Mounjaro. Në thelb, peptidet janë zinxhirë të shkurtër aminoacidesh, blloqet ndërtuese të proteinave që lidhen me receptorë specifikë në qeliza për të shkaktuar reagime të caktuara biologjike.
Bakri luan një rol kyç në prodhimin e kolagjenit, indit lidhës të lëkurës dhe mbështet prodhimin e melaninës, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve. Peptidet e bakrit e bëjnë lëkurën më të fortë, të lëmuar dhe zbusin rrudhat. Edhe pse tregu është i mbushur me produkte të ndryshme, kremra dhe serume, peptidet e bakrit tashmë janë quajtur ‘botox pa gjilpëra’.
Peptidet e bakrit e bëjnë lëkurën më të fortë, të lëmuar dhe zvogëlojnë rrudhat duke nxitur sintezën e kolagjenit dhe elastinës dhe duke reduktuar stresin oksidativ. Përpara blerjes, duhet të hulumtoni se cilat peptide bakri duhet të përdorni dhe sigurohuni t’i aplikoni ato në sasitë e rekomanduara dhe në kohën e rekomanduar. Si me të gjitha produktet e tjera, mos e teproni.