Së fundmi në një seri postimesh në Threads, kreu i Instagramit Adam Mosseri tha se përdoruesit nuk duhet t’u besojnë imazheve që shohin në internet sepse AI po “prodhon qartësisht” përmbajtje që ngatërrohet lehtësisht me realitetin. Për shkak të kësaj, ai tha se përdoruesit duhet të marrin parasysh burimin dhe platformat sociale duhet të ndihmojnë me këtë. “Roli ynë si platforma të internetit është të etiketojmë përmbajtjen e krijuar si AI sa më mirë që mundemi”-shkruan Mosseri, por ai pranon se “disa përmbajtje” do të mungojnë.
Për shkak të kësaj, platformat “duhet gjithashtu të ofrojnë kontekst se kush po ndan” në mënyrë që përdoruesit të vendosin se sa t’i besojnë përmbajtjes së tyre. Për momentin, platformat e Meta-s nuk ofrojnë shumë nga lloji i kontekstit për të cilin Mosseri posto, megjithëse kompania së fundmi la të kuptohet për ndryshime të mëdha që do të vijnë në rregullat e saj të përmbajtjes. Instagrami po prezanton një veçori të re që i lejon përdoruesit t’i skedulojnë mesazhet direkte (DM) për një datë dhe orë të ardhshme.
Aktualisht i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish Android, kjo veçori synon ta bëjë komunikimin në platformë më efikas dhe të personalizueshëm. Opsioni i planifikimit të DM i lejon përdoruesit të zgjedhin një kohë specifike për dërgimin e mesazhit të tyre. Kjo është veçanërisht e dobishme për dërgimin e urimeve për ditëlindje, shënimeve profesionale ose çdo mesazhi që duhet të dërgohet në një moment të caktuar.
Si ta skeduloni një mesazh? Hapni një bisedë dhe shkruani mesazhin tuaj. Më pas mbani të shtypur butonin e dërgimit për të hapur ekranin e planifikimit. Zgjidhni datën dhe orën të doni të dërgohet. Konfirmoni orarin dhe një njoftim do të shfaqet në shiritin e mesazheve. Në kohën e caktuar, mesazhi do të dërgohet automatikisht, edhe nëse jeni jashtë linje, duke eliminuar nevojën për dërgim manual. Pasi të keni vendosur orën, do të shfaqet një mesazh konfirmimi si “1 mesazh i skeduluar”, që tregon se mesazhi është në pritje. Funksioni pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS në javët e ardhshme.