Vetëm pak ditë më parë dy këngëtarët e famshëm të muzikës lajmëruan nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale se do të vinin për herë të parë me një bashkëpunim.
Ed Sheeran dhe Justin Bieber publikuan një foto ku shfaqeshin së bashku pranë një ekrani jeshil. Në përshkrimin e fotos ishte vetëm numri 10, që mesa duket përkon me ditën e lançimit të projektit muzikor.
Prurja më e re e dyshen quhet “I Don’t Care”, një këngë që flet për dashurinë dhe që shumë shpejt do të shoqërohet edhe me një klip.