Aktualitet

Publikohet lista me 38 kandidatët që do të verifikojnë 300 drejtuesit e Policisë

Ministria e Brendshme publikoi listën me 38 kandidatë, që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që do të verifikojë 300 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Nga 38 kandidaturat, do të përzgjidhen vetëm 15. Pesë anëtarë të këtij Komisioni caktohen nga ILDKPI-ja, të përzgjedhur midis punonjësve të këtij institucioni. Organet e vlerësimit organizohen në trupa vlerësimi, të cilat janë përgjegjëse për marrjen e vendimeve ndaj subjekteve të vlerësimit.