Aktualitet

Punonjësi i hidrocentralit sulmohet nga ariu

Një 36-vjeçar nga Kukësi u sulmua sot nga ariu. Punonjësi i hidrocentralit ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur ndodhi ngjarja. Ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në sy, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Banorët e zonës së Kukësit  apelojnë për marrje masash pasi thonë se arinjtë po bëhen rrezik për jetën e tyre, dhe po u dëmtojnë edhe kulturat bujqësore.