Bota

Putin bën thirrje për sistem të ri të sigurisë evropiane

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për zhvillimin e një sistemi të ri sigurie në Evropë. Ai thotë se ka një përpjekje amerikane për të minuar ekuilibrin strategjik, ndërsa paralajmëroi se një luftë e tretë botërore mund t’i japë fund njerëzimit. Presidenti Putin dënoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati Kundër Raketave Balistike, që kishte në atë kohë me ish Bashkimin Sovjetik, si “një përpjekje për dhënien fund të ekuilibrit strategjik”.