Presidenti rus Vladimir Putin ftoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të marrë pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar që do të mbahet në Lindjen e Largët të Rusisë në muajin shtator. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ka dorëzouar Kim Jong Un-it një letër personale nga Putin gjatë takimit të tyre në Penian të enjten e kaluar. Edhe mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan se 2 vendet ranë dakord që të mbajnë një takim të nivelit të lartë deri në fund të vitit.