Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se është gati të angazhohet në një dialog me Shtetet e Bashkuara. Edhe Presidenti amerikan Donald Trump në fillim të këtij viti bëri të ditur se të dy liderët do të takohen së shpejti. Duke folur në një forum ekonomik në Shën Petersburg, në praninë e Presidentit francez Emanuel Makron, Putin tha se për shkak të çështjes iraniane, Koresë së Veriut dhe frikës nga armët e reja, samiti është shumë i rëndësishëm.