Bota

Putin: Rusia ka tërhequr mijëra trupa nga Siria!

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se rreth 1.000 anëtarë të personelit ushtarak dhe dhjetëra pjesëtarë tjerë të forcave ajrore janë tërhequr nga Siria ditët e fundit. Duke folur në një ceremoni për të diplomuarit ushtarakë në Kremlin, Putin tha se tërheqja është duke vazhduar. Rusia nisi një fushatë bombarduese në Siri në shtator të vitit 2015, e cila u kthye në favor të presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare.